Premier League shfaq interes për Strakoshën

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tottenham Hotspur në gjurmët e Thomas Strakoshës. Është ky lajmi i bujshëm që vjen nga mediat italiane, me “Il Messaggero” që shkruan se “Gjelat” i janë vënë pas portierit shqiptar të Lazios.

24 vjeçari shihet si pasuesi ideal i gardianit kampion bote, Hugo Lloris dhe për këtë fakt janë të gatshëm të paguajnë shifra stratosferike. Kartoni i Strakoshës përllogaritet në rreth 40 milionë euro, shifër kjo që fut në negociata çdo skuadër me presidentin Claudio Lotito. Në të kundërt, asnjë ofertë për më pak se kjo shifër nuk do të konsiderohet.

Ofertë për Strakoshën ka pasur edhe nga Liverpool, me “The Reds” që kishin ofruar plot 30 milionë euro, por bardhekaltërit e hodhën poshtë. Strakosha, djali i legjendës së kombëtares shqiptare, Foto Strakosha është produkt i Akademisë së Lazios, ku ka qënë që prej vitit 2012.

Zjarr Tv Ad