Premtim Kryemadhi: Në 6 mars fitoj bashkinë e Dibrës, ‘Shtëpia e Lirisë’ 4200 vota para PS

0
105
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kandidati i koalicionit opozitar ‘Shtëpia e Lirisë’ për bashkinë e Dibrës, Premtim Kryemadhi, shprehet se dibranët në 6 mars do t’i besojnë atij bashkinë e Dibrës.

Me profesion mësues Matematike dhe Fizike, Kryemadhi thotë se koalicioni opozitar është 4200 vota para PS-së.

Gjatë një interviste për ‘Bulqiza Tv’, Kryemadhi thotë se kjo diferencë e konsiderueshme votash është në favor të tij.

“Unë vij nga një proces primaresh ku demokratët e Dibrës votuan masivisht, me një pjesëmarrje prej 700 anëtarësh, për kandidatin në këto zgjedhje lokale. Gara ime është për kryetarin e bashkisë. Bashkë me LSI-në kemi rreth 4600 vota diferencë me palën kundërshtare. Kemi edhe një palë tjetër brenda llojit.

Kandidati Haka ka marrë në zgjedhjet e 25 prillit rreth 4200 vota, që nuk e kalon këtë shifër. Në ato 4200 vota Luan Haka ka edhe votat e këtyre demokratëve që sot janë rreshtuar në anën time, mund të jetë atje edhe vota ime. Por zgjedhjet nuk bëhen me aritmetikë, ato lëvizin. Elektorati është i lëvizshëm, është pjesa gri.

Demokratët nuk e meritonin këtë. Në çdo takim që bëj me demokratët nuk ndjehen mirë për këtë përçarje. U bënë përpjekje për të hyrë me një kandidat. I është thënë palës tjetër që të futen në primare, të na votojnë demokratët e Dibrës dhe kushdo që të fitojë, nëse do të fitonte Luan Haka sot do të isha i rreshtuar pas tij për të marrë bashkinë e Dibrës”, u shpreh Kryemadhi.

Duke folur për dy rivalët e tjerë në garë, Rrahim Spahiu i PS dhe Luan Haka, kandidat i Lulzim Bashës, Kryemadhi tha se të dy vijnë nga Tirana dhe nuk jetojnë në Dibër. Dibranët tha ai, duan një kryebashkiak që jeton në Peshkopi 24 orë.

“Dy kandidatët e tjerë, të dy vijnë nga Tirana. Bashkisë Dibër nuk i duhet një kryetar që banon në Tiranë, por që banon 24 orë në 24 në Peshkopi. Dibra po e vuan ndër vite qeverisjen nga Tirana. Kryetari i bashkisë që kishim vinte nga Tirana. Tani sërish iu ofrohet një kandidat që vjen nga Tirana. Dibranët nuk e meritojnë këtë. Në 7 vite kemi ndërruar 5 kryetarë bashkie”.

Zjarr Tv Ad