Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa gjatë një interviste të dhënë për Fax News u shpreh se Partia Demokratike ka ardhur me plane konkrete në mënyrë që të arrihet objektivi që është vendosur, pasi çdo gjë është e konsultuar me ekspertët më të mirë të fushave gjë e cila krijon besim dhe garanci për qytetarët dhe jo të dëgjojnë përrallat e partisë politike kundërshtare pasi vazhdojnë të jenë fjalë boshe.
Zhupa tha se thirrja e vazhdueshme që ju bëhet çdo ditë qytetarëve është se duhet të dalin të votojnë që fatet e tyre të mos i lënë në durt e një grusht njerëzish, por duhet ta ndjejnë si një detyrim moral që pastaj të kërkojnë llogari për qeverisjen e ardhshme.
“Kjo është një garanci, nuk janë thjesht premtime sepse jemi lodhur dhe ne vetë me premtime që merremi me politikë duke qenë se dëgjojmë nga ana tjetër, kemi dëgjuar përralla nga më të çuditshmet, shëndetësia falas, legalizimi falas, çdo gjë falas, parajsa në tokë dhe të krijohet ky skepticizmi që premtimet nuk kanë më asnjë kuptim janë thjesht fjalë boshe.
Ndaj kemi ardhur me plane konkrete, me afate, me mënyra sesi arrihet në atë objektiv që ne kemi vendosur duke u konsultuar me ekspertë më të mirë në mënyrë të tillë që qytetarët të kenë besimin dhe garancinë e plotë që këto do të jenë zgjidhjet që do të fillojnë pas 25 prillit.
Thirrja jonë e përditshme dhe e vazhdueshme për shqiptarët është se ata duhet të dalin të votojnë. Duhet të dalin të votojnë për të mos lënë që fatet e tyre të merren në dorë nga një grusht njerëzish që çohen me detyrim dhe përcaktim që të votojnë, punonjës të administratës apo njerëz të lidhur me krimin me të cilët punon Edi Rama.
Për çdo qytetarë ta ndjejë si detyrë morale që nesër të kërkojë llogari qeverisjes së ardhshme, të dali dhe të votojë sepse jemi të sigurtë që po votuan neve e kemi ndryshimin në xhep sepse çdo njeri do të votojë për veten e vet, do të votojë për atë që fiton më shumë dhe fiton me programin e PD dhe me Lulzim Bashën kryeministër”, u shpreh Zhupa.