Premtimi i Bashës nga Kukësi: Ditën e parë të qeverisë do të heq taksën për Rrugën e Kombit

0
64

Nga qyteti i Kukësit, kreu i PD, Lulzim Basha ka premtuar që ditën e parë të qeverisë së tij do të heqë taksën e rrugës së Kombit.

“Ditën e parë kam për të haq”, u tha Basha disa banorëve të Kukësit, ndërsa ngriti edhe shqetësimin e largimit të të rinjve nga Shqipëria.

“Varfëria po e bën Kukësin dhe Shqipërinë të pajtueshme për të qytetaret dhe pa shprese për të rinjtë. Do të ringreme ekonominë dhe do te zhdukim fenomenin e largimit te rinise. Zhvillimi i ekonomisë i jep zgjidhje njëherë e përgjithmonë largimit të shqiptareve”, u shpreh  Lulzim Basha.