Premtimi i Belind Këlliçit: Kam për të zbardhur çdo leje ndërtimi dhe cdo fond te Veliajt, do auditoj çdo leje ndërtimi…

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kandidati i PD në primaret e Tiranës Belind Këlliçi ka akuzuar kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj se bën plane për tendera luksi dhe shpenzime elektorale.
Ai premton se do të auditojë çdo leje ndërtimi dhe çdo procedurë që Erion Veliaj ka dhënë në krye të Bashkisë së Tiranës.

Sipas Këlliçit Veliaj së fundmi i ka faturuar banorëve të Tiranës 5 miliardë lekë për të blerë pemë ndërkohë që qytetarët shohin vetëm pallate të reja mes lagjesh që kanë thënë edhe ato pak hapësira të lira.
“Ditën Veliaj ju del në çdo ekran duke u ankuar se lufta në Ukrainë paska krijuar krizën ekonomike në Tiranë.

Padyshim që krizën ekonomike nuk e ka krijuar ky me Ramën, që kanë 9 vjet në qeverisjen e vendit. Fajet i ka opozita, që bashkë me Rusinë kanë pushtuar Ukrainën.

Por kjo nuk e pengon kryebashkiakun e Sorosit të bëjë natën plane për tendera luksi dhe shpenzime elektorale, sepse ai është një kandidat qelie, jo bashkie.
Unë i jap fjalën banorëve të Tiranës se do auditoj çdo leje ndërtimi dhe çdo procedurë që Erion Veliaj ka dhënë në krye të Bashkisë Tiranë!
Do t’i numëroj çdo rikonstruksion fasade që ai ka bërë për të mashtruar qytetarët, me vlera disa herë më shtrenjtë se puna reale e kryer.

Do t’i bëj evidencën e çdo liste punimesh të kryer për çdo metër asfalt elektoral të hedhur.
Do t’i bëj evidencën e çdo paraje të dhënë OJF-ve të tij dhe atyre të kontrolluara prej tij, duke i maskuar pas aktiviteteve kulturore.

Së fundmi, Erion Veliaj po i faturon banorëve të Tiranës 5 miliardë lekë, me justifikimin se do të blejë pemë. Ndërkohë qytetarët e Tiranës shohin vetëm pallate të reja mes lagjesh, që zënë ato pak hapësira të mbetura, dhe thithin ajrin e ndotur me smog. Kam për t’ia numëruar këto pemë një e nga një!”, shkruan ai.

Zjarr Tv Ad