Premtimi i Berishës: Shqiptarët do e harrojnë Berishën 2! Berisha 3 do jetë krejt tjetër

0
81
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha premton se do të vijë në pushtet me një ekip të tërësisht të ripërtërirë, ndryshe nga “Berisha 2”.

Ish-kryeministri tha në emisionin “Open” se protesta e demokratëve ngjalli shpresë “për përmbysjen e regjimit”. Ai paralajmëroi se në shtator, opozita do të rinisë protesta pa ndalim.

“Shqiptarët do ta harrojnë Berishën 2. Berisha 3 do të jetë kret tjetër. Me një ekip tërësisht të ripërtërirë. Secili prej tyre në shtator ishte në një pozicion më komfort se të bashkohen me Berishën. Dhe u bashkuan me Berishën.

Me protestën e tyre kanë ngjallur shpresë të madhe në Shqipëri për përmbysjen e këtij regjimi që po i shfrytëzon në mënyrë të egër dhe po i vjedh gjer në palcë”, tha Berisha.

Zjarr Tv Ad