Prerja dhe dëmtimi i pyjeve në Dibër: Arrestohet oficeri i policisë, në kërkim një tjetër

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një oficer policie është arestuar nga policia e Dibrës, pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër, pasi akuzohen si pjesë e një aktiviteti të paligjshëm të prerjes së pyjeve, transportimin dhe shitjen e drureve për djegie. ”Mekanizmi i aktivitetit kriminal dyshohet se nis me prerjen e drurëve, transportin, magazinimin e më pas transportin e tyre për shitje për djegie, në Bulqizë, Mat, Peshkopi, Kurbinit, Fushë-Krujë e Lezhë. Pjesë e tregtimit të paligjshëm ishte dhe një minierë, që furnizohej me trupa e shtylla druri që shërbenin për procese të aktivitetit të saj”, informon policia. SHÇBA ekzekutoi vendimin penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, që vendosi masën e sigurimit personal “Arrest me burg”, për oficerin e Policisë Th.Z., me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë, (në kohën e procedimit). Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale të ‘’Shpërdorimit të detyrës’’.Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi B.L., nga Fushë Bulqiza, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “’Falsifikim i dokumenteve’’ dhe  “Prerje e paligjshme e pyjeve”.Operacioni u kodua “Pyjet e Dibrës”.   Hetimet vijojnë dhe materialet iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Dibër.

Zjarr Tv Ad