Presidenca hedh shortin për anëtarët e KED/ Emrat e përzgjedhur

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Republikës po hedh shortin për zgjedhjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, pas përfundimit të afatit të këshillit ekzistues që drejtohet nga Ardian Dvorani.

Procesi po zhvillohet live dhe nën monitorimin e Avokatit të Popullit dhe Ambasadorëve.

Nuk janë pjesë e shortit gjyqtari Besnik Muçi, gjyqtarët e Apelit të Durrësit Arben Vrioni dhe Arjan Balliu, si dhe gjyqtarët Aleks Nikolli dhe Skënder Damini.

Nga Gjykata Kushtetuese u zgjodhën

-Fiona Papajorgji, anëtarja e parë e zgjedhur me short

-Vitore Tusha, anëtarja e dytë e zgjedhur me short

-Marsida Xhaferllari, anëtare zëvendësuese në KED  që përfaqëson Gjykatën Kushtetuese

Nga Gjykata e Lartë

-Zgjidhet automatikisht Ardian Dvorani, pasi ishte i vetmi kandidat

Nga Prokuroria e Përgjithshme ku ishin paraqitur 11 kandidatë

Rezultatet përfundimtare do të bëhen publike në faqen zyrtare të Presidencës.

Më herët Presidenti Meta është shprehur se pas fillimit të funksionimit të KED-së së re, do ta ndjekë me shumë rigorozitet gjithë veprimtarinë e saj, për të mos lejuar më asnjë devijim nga parimet dhe dispozitat kushtetuese dhe të ligjit për të mbrojtur integritetin e mëtejshëm të gjithë procesit për ngritjen dhe funksionimit e plotë të Gjykatës Kushtetuese.

Zjarr Tv Ad