Presidenca i është përgjigjur ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila sulmoi Presidentin Ilir Meta nga foltorja e Kuvendit. Në një reagim në “Facebook”, zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi, i bën thirrje Spiropalit të lexojë raportin final të OSBE/ODIHR për dekretin kushtetues të Presidentit dhe sjelljet antikushtetuese të Kuvendit, KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor. “E ftojmë të Çmendurën E. të lexojë raportin final të OSBE/ODIHR për dekretin kushtetues të Presidentit Meta dhe sjelljet antikushtetuese të Kuvendit, KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor, që i provojnë të gjithë botës demokratike kapjen e shtetit nga Rilindja moniste. Klithmat anti-presidenciale të porositura sot me urgjencë duan të spostojnë vëmendjen nga miratimi kokëfortë i PPP-ve më të shtrenjta në botë, në kundërshtim me Kushtetutën, ligjin dhe interesin publik, dhe në kurriz të qytetarëve shqiptarë”, shkruan zëdhënësi i Metës. foto galeri PreviousNext (BalkanWeb)

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edhe pse qeveria vendosi si inventivë financiare për shtimin e popullatës bonusin e bebeve prej 40 mijë lekë, duket se nuk ka qenë e mjaftueshme. Të dhënat nga INSTAT flasin për rreth 5.7 % lindje më pak se një vit më parë në tremujorin e dytë të 2019.

Ndihma financiare për prindërit e rinj duket se të paktën në vitin e parë të saj nuk ka qenë një shtysë e mjaftueshme për të rritur numrin e lindjeve.

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave në tremujorin e dytë të 2019 vihet re një rënie e numrit të lindjeve me 5.7 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Megjithatë, bonusi i bebeve që nis prej shumës 40 mijë lekë vijon të shpërndahet në maternitete.

“Për lehtësi të qytetarëve në spitalin tonë është inkuadruar edhe një punonjëse e gjendjes civile, qe merret me dokumentet, certifikatën e asistencës në lindje, certifikatën familjare dhe certifikatën e lindjes në të cilat është përcaktuar që është në bonusin e bebes”

Vendimi i Këshillit të ministrave ka edhe fuqi prapa vepruese. Për të gjithë ata që janë bërë prindër para vitit 2019, do të përfitojnë bonusin e bebes për numrin e fëmijëve që kanë.

“Për fëmijën e 3-të 120 mijë lekë të reja”

Në maternitetin e Ri në Tiranë janë shpërndarë deri më tani rreth 3000 çeqe, ndërkohë në gjithë vendin  kanë përfituar bonusin rreth 22 mijë bebe./Ora News/

Zjarr Tv Ad