Presidenca kërkon të hetohet ‘databaza e të dhënave’, Meta vë në dijeni OSBE dhe Ambasadat: PS ka të dhënat e qytetarëve!

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta kërkon nga Prokuroria Speciale (SPAK) që të hetojë databazën e të dhënave të Partisë Socialiste, e cila sipas disa mediave dhe PD, ka të njëjtat të dhëna me ato që administrohen nga e-Albania. Sipas AKSHI-t, të dhënat e nuk kanë dalë prej tyre.

 

Përmes një kërkesë zyrtare, Meta vë në dijeni të gjitha sselitë diplomatike të akredituara në Tiranë. Më herët, gjatë ditës së sotme SPAK ka nisur hetimet për këtë databazë, për të parë nëse të dhënat kanë rrjedhur nga agjencitë shtetëore apo janë të vetë Partisë Socialiste.

 

“Përdorimi i bazave të të dhënave shtetërore, nga një subjekt politik si Partia Socialiste, e cila është dhe forcë qeverisëse, për qëllime shantazhi, intimidimi, ndërveprimi me zgjedhësit, për të siguruar votën dhe mbështetjen e tyre, si dhe grumbullimi e përpunimi i këtyre të dhënave në mënyrë të paligjshme, përbën jo vetëm veprimtari të ndaluar nga neni 91 i Kodit Zgjedhor, por përmban elementë të disa veprave penale të parashikuara nga Kodi Penal…”, shkruan Meta.

Zjarr Tv Ad