Presidenca konfirmon letrën e Ruçit për KLSH: Do të përmbushim detyrimet kushtetuese

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zëdhënësi i Presidenti Ilir Meta, Tedi Blushi, ka konfirmuar me anë të një postimi në facebook se Kreu i Shtetit ka marrë një letër pak ditë më parë nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi për çështjen e KLSH.

Blushi thotë se Presidenti Meta e ka respektuar me përgjegjshmëri maksimale detyrimin kushtetues duke propozuar tre kandidatura mjaft dinjitoze dhe të kualifikuara për të garantuar pavarësinë e KLSH.

Presidenti Meta si gjithmonë do të përmbushë detyrimet e tij kushtetuese për të garantuar pavarësinë e institucioneve.

Në letrën drejtuar Metës, Ruçi i kërkonte të respektonte afatet kushtetuese për të propozuar kandidaturën për kreun e KLSH-së.

“Presim propozimin tuaj për kreun e KLSH. Kemi muaj që presim emrin për kreun e KLSH. Presidenti duhet të respektojë afatet sipas Kushtetutës”,- thuhej në letrën e tij.

Maxhoranca deri më tani ka rrëzuar tre herë kandidatët e presidentit, Ilir Meta për të qenë në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit, përkatësisht Petraq Milon, Vitore Tushën dhe Bahri Shaqirin.

Zjarr Tv Ad