Presidenca ul flamurin në gjysmështizë, në nder të Bushit

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Në nderim e mirënjohje të veprës së vyer të Presidentit të 41-të të SHBA-ve, George H.W. Bush ndaj ndryshimeve të para demokratike në Shqipëri e qëndrimit të tij të palëkundur për liritë e të drejtat e shqiptarëve, veçanërisht në Kosovë, në vlerësim e respekt të thellë ndaj betejës së tij të palodhur për lirinë dhe shembjen e Murit të Berlinit, Flamuri Kombëtar në Institucionin e Presidencës është ulur sot në gjysmështizë”, njoftoi presidenti Meta përmes një statusi në rrjetet sociale.

Bushi i vjetër u nda nga jeta të premten, ndërsa prej vitesh vuante nga Parkinsoni dhe qëndronte në karrocë me rrota. Ai shërbeu në krye të Shtëpisë së Bardhë në vitet 1989-1993, ndërkohë që ka qenë edhe zv.kryeministër në kohën e Reaganit.

Zjarr Tv Ad