“President do të emërohet dikush që i bindet Ramës, kështu bie dhe kështjella e fundit”/ Boçi flet nga Elbasani: Ai po intimidon drejtësinë, thirrja ndaj SPAK për…

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Boçi flet nga Elbasani për zgjedhjen e presidentit, por dhe për pajtimin e demokratëve dhe thirrjeve për arrestimin e Sali Berishës.

Teksa qeveria po përgatitet për zgjedhjen e kreut të ri të Republikës, duket se opozita e ndarë në dy grupime nuk ka interes , kjo dhe për vetë faktin se qeveria i ka votat e mjaftueshme për ta zgjedhur vetë. Mos interesin për të zgjedhur të parin e shtetit e konfirmon edhe deputeti Luçiano Boçi, i cili tha se ka bindjen se do të jetë një person i emëruar që do t’i bindet urdhrave të Edi Ramës.

“I qëndroj mendimit të dhënë më parë, vetë opozita nuk ka ndonjë interes të madh për çështjen e Presidentit. Rama ka kapur të gjitha pushtetet, nga minimalet deri te maksimalet, edhe ato kushtetueset të pavarura dhe i kishte ngelur vetëm presidenti.

Personalisht, nuk kam asnjë dyshim që zgjedhje nuk ka, do emërohet një person që do ti bindet atij dhe kjo do të thotë shumë. Bie dhe kështjella e fundit e pushtetit të pavarur në Shqipëri, por nuk ndryshon asgjë, vendi ynë është një regjim, drejtohet nga një bandë e organizuar. Çdo gjë të kapë ai, prapë një ditë ai dhe banda e tij të japin llogari”-u shpreh Boçi.

Deputeti Boçi komentoi edhe platformën e propozuar nga Alibeaj për bashkimin e Partisë Demokratike, nga ku tha se bashkimi nuk arrihet me thirrje dhe shpikje platformash, por vetëm me proces zgjedhor .

“Do të kemi një qëndrim të përbashkët për grupin parlamentar, nuk arrihet bashkimi as me thirrje as me shpikje platformash të veçanta, realizohet vetëm me shprehje të vullnetit të anëtarësisë dhe procesit zgjedhor, këto na çojnë drejt një bashkimi real dhe konkret”-shtoi ai.

Jo pak zhurmë bëri deklarata e Edi Ramës nga Kongresi i PS , ku i bëri thirrje SPAK të arrestonte ish-kryeministrin Sali Berisha. Por për Luciano Boçin kjo deklaratë nuk e ka habitur, madje akuzon kryeministrin për intimidim të drejtësisë për ta bërë konfuze të hedhë hapa të gabuara .

“Nuk habitem me deklaratën e tij, ai ka lobuar për një qëndrim të tillëm duke intimiduar dhe drejtësinë me një hetim në erë për të turbulluar situatën. Nuk jam as i gëzuar dhe do kërkoja që qëndrimet tona të jenë të unifikuara, ssepse fjalët kanë peshë”-përfundoi Boçi.

Këto deklarata Luçiano Boçi i bëri nga Elbasani në mbyllje të procesit të votimit për të zgjedhur kryetarin e PD , iniciuar nga grupi i Rithemelimit.

Zjarr Tv Ad