Presidenti amerikan fjalim me rastin e 4 korrikut, Trump: Radikalët e majtë, rrezik

0
81
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Amerikanët  kane festuar 244 vjetorin e pavaresise  , diten e shtune 4 korrik. Presidenti Donald Trump ka kërkuar unitet mes popullit në përvjetorin e pavarësisë së Amerikës, por edhe refuzim të aktivistëve politikë që ai i quan radikalë të majtë. Presidenti Donald Trump e kremtoi të shtunën veprën e 4 korrikut 1776 pranë Shtëpisë së Bardhë, krah zonjës së tij parë, Melania, teksa në qiell parashutistët e forcave të armatosura amerikane valëvitnin flamurin kombëtar. Sikundër një ditë më parë, kreu i shtetit në fjalimin e tij adresoi problematikat më të ngutshme që përball Amerika moderne, nga koronavirusi, te mediet opozitare dhe ekstremistët, që në këtë periudhë po përdorin nocion e pabarazive racore për të errësuar të kaluarën e SHBA-së. Trump u tregua veçanërisht i ashpër me ata që i quajti “radikalët e majtë”, grupime që sipas tij prej një muaji po nxitin miliona amerikanë të dalin në sheshe, me pretekstin e rremë se afroamerikanët janë komuniteti më i shtypur, shpeshherë duke vandalizuar godina e monumente të baballarëve të kombit të akuzuar si skllavërues të njerëzve me ngjyrë për shekuj me radhë. “Ishin heronjtë amerikanë ata që mposhtën nazistët, hoqën nga froni fashistët, rrëzuan komunistët dhe i ndoqën terroristët në fundin e botës. Tani u jemi vënë pas të majtëve radikalë, marksistëve, anarkistëve, agjitatorëve, vandalëve. Qëllimi i tyre është shkatërrimi e pavarësisht racës, ngjyrës, besimit a bindjeve, Amerika është një dhe nuk do lejojmë që të na ndajnë.” Teksa shumica e shteteve amerikane kufizuan në fundjavë eventet për pavarësinë për shkak të rrezikut të pandemisë së kovidit, presidenti Trump u shpreh se strategjia e tij për kontrollin e koronavirusit ka funksionuar mirë, ndërkohë që 130 mijë veta kanë humbur jetën. Sipas kreut të shtetit, ekonomia që ai ngriti në 3 vitet e tij të para ishte duke lulëzuar si asnjëherë përpara se të goditej nga virusi me origjinë nga Kina. Aktivitetet e 4 korrikut këtë vit kulmuan me fishekzjarret masive në Uashington para mijëra spektatorëve. Shfaqjet piroteknike për disa minuta ndalën edhe tensionet mes protestuesve që prej javësh kërkojnë reformim të sistemit dhe më shumë barazi mes racave të ndryshme në vend.

Zjarr Tv Ad