Presidenti Bajram Begaj dekreton ligjin për komisionet hetimore

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ditë para përfundimit të afatit, presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ligjin për komisionet hetimore.

Bëhet fjalë për ndryshimet e propozuara nga Partia Socialiste, të cilat më pas janë miratuar në dhjetor 2023.

Më herët për këtë çështje kreu i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ju drejtua presidentit për të mos e dekretuar këtë ligj.

Në njoftimin e Presidencës presidenti argumenton përmes 5 pikave arsyet e vendimit të tij për t’i dekretuar këto ndryshime.

“Për sa i përket kërkesës për përfshirjen e Presidentit të Republikës në procesin e dialogut politik, kjo përbën konsideratë të një natyre të ndryshme nga konsideratat që i takojnë procedurës së kontrollit kushtetues të ligjeve. Kthimi i ligjeve për shqyrtim nuk është instrumenti kushtetues që i është dhënë Presidentit të Republikës për të lehtësuar dialogun. Ligjet nuk shpallen për hir të “dialogut politik mes palëve”, por si pjesë e procesit legjislativ, për shkakun se kalojnë me sukses filtrin kushtetues”, thuhet në pikën 5, që i përgjigjet kërkesës së Bardhit drejtuar presidentit për të mos e dekretuar këtë ligj.

Zjarr Tv Ad