Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Presidenti i zgjedhur i Shqipërisë, Bajram Begaj do të zhvillojë ditën e sotme disa takime me paraardhësit që kanë qenë në krye të shtetit.
Mësohet se Begaj do të takohet me ish-presidentët, Alfred Moisiu, Rexhep Mejdani dhe Bamir Topi. Këto takime vijnë pak kohë para se ai të marrë detyrën e re.
4 ditë më parë presidenti Begaj u takua me Moisiun, ku ky i fundit i foli për përvojën e tij në presidencë dhe i dhuroi librin “Midis Nanos dhe Berishës”.
Kujtojmë se Bajram Begaj u zgjodh këtë të shtunë president i Shqipërisë me 78 vota pro të deputetëve të Kuvendit.
Kandidatura e Begajt u mbështet nga Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama, i cili e propozoi për president pas dështimit për të zgjedhur president konsensual me opozitën.