Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë vizitojnë jugun e Shqipërisë, më 21 dhe 21 dhjetor në Delvinë, Finiq e Sarandë

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Bajram Begaj, do zhvillojë dy ditët ën vazhdim takime në jug të vendit. Siç informon zyra e shtypit, kreu i shtetit do të jetë në datat 21 dhe 22 dhjetor në Delvinë, Finiq e Sarandë, ku do të takohet me përfaqësuesit e pushtetit vendor, komunitetin e biznesit dhe turizmit.

Në Delvinë, Begaj do të takohet me kryetaren e Bashkisë, Majlinda Qilimi, për t’u njohur nga afër me sfidat me të cilat përballet komuniteti në këtë zonë si dhe do të takohet me përfaqësues të sipërmarrjeve të vogla e do të vizitojë Muzeun e Historisë.

Presidenti Begaj do të vizitojë edhe Finiqin, ku do të takohet me kryebashkiakun Kristo Kiço, me përfaqësues e intelektualë të minoritetit grek, si dhe do të vizitojë edhe Parkun Arkeologjik të Finiqit.

Në Sarandë, Bajram Begaj do të takohet me kryetarin e bashkisë, Adrian Gurma, si dhe do të vizitojë repartin pediatrik të spitalit “Petro Nako”, ku do të bisedojë me stafin e mjekëve. Presidenti dhe Zonja e Parë do të vizitojnë edhe shkollën e mesme “Hasan Tahsini”.

Një vizitë do të zhvillohet edhe në Parkun Kombëtar të Butrintit, për të parë bukuritë natyrore të këtij parku – pasuri e mbrojtur e UNESCO-s – që tërheq turistë nga e gjithë bota.

Zjarr Tv Ad