Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Presidenti Bajram Begaj do të zhvillojë sot vizitën e parë zyrtare në Kosovë.
Takimi do të mbahet sot dhe nesër, ku Begaj do të zhvillojë takime me krerët më të lartë të politikës në vend.
Begaj do të pritet nga homologia Vjosa Osmani, ndërsa do të takohet më pas edhe me kryeministrin Albin Kurti si dhe krerët e partive politike.
Presidenti Begaj do të zhvillojë vizitë në Memorialin e Personave të humbur si dhe në shtëpinë e familjes Jashari.