Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Presidenti i ri i vendit, Bajram Begaj, ka takuar ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim. Me anë të një postimi në Twitter, kreu i ri i shtetit u shpreh se ky takim i hap rrugë angazhimit në zhvillimin e miqësisë mes dy vendeve.
“Partneriteti SHBA- Shqipëri është më i vlefshmi në forcimin e demokracisë dhe prosperitetit. Takimi i parë si President me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim hap rrugën për angazhim të mëtejshëm në zhvillimin e miqësisë mes dy vendeve. #krahperkrah”, shkroi ai.
Burimi:Faqja zyrtare në Twitter e Presidentit Begaj