Bashkimi i Biznesit në Shqipëri, ‘Biznes Albania’, i është përgjigjur me anën e një letre ftesës së Ambasadës Serbe në Tiranë për mundësinë e investimeve në Serbi.
Në cilësinë e kreut të Biznes Albania, Luan Bregasi, në përgjigjen e dhënë ndaj Ambasadës Serbe thekson se e konsideron ftesën si një provokim, pasi në hartën e paraqitur prej tyre Kosova cilësohet me termin territori i Kosovës.
Në momenti që Serbia do të nisë një ftesë serioze ku do të vendset në hartë shteti i pavarur i Kosovës atëherë ‘Biznes Albania’ do të shohë mundësitë e investimit në Serbi thuhet në letër.
‘Të nderuar diplomatë të Ambasadës së Serbisë në Tiranë.
Ne cilesine e Presidentit te Shoqates se Biznes Albania, konfirmoj marrjen e fteses suaj drejtuar disa bizneseve te rendesishme ne Shqiperi, nepermjet se ciles Ju I njihni me mundesite qe ofron vendi juaj per investime duke I bashkangjitur fteses dhe nje harte te Republikes se Serbise.
Qe ne fillim ne emer te te gjitha bizneseve qe kane marre kete e-mail ftese, me duhet tju kujtoj se harta e veprimtarise ekonomike-sipermarrese qe na keni pregatitur, nuk perben realitetin e sotem gjeo-politik, pasi perfshin brenda saj nje territor I cili nuk eshte as ne administrimin politik, as juridik dhe as ekonomik te shtetit Tuaj.Eshte fjala per Republiken e Kosoves e cila e ka shpallur pavarsine me date 17 shkurt 2008 dhe eshte njohur nga 116 vende te botes, nder te cilat Shtetet e Bashkuara te Amerikes me 22 vende te Bashkimit Evropian.
Vendi yne, shqiperia e ka njohur republiken e kosoves si shtet te pavarur qe ne diten e shpalljes se saj.
Oferta per te investuar ne vendin tuaj sigurisht eshte jo vetem e mirepritur, por e rendesishme per bashkpunimin ekonomik rajonal, por perfshirja e nje territor te pavarur prej jush, sic eshte Kosova , mund te konsiderohet me shume si nje akt politik provokativ sesa nje ftese e sinqerte per te investuar.
Ne keto rrethana derisa ne ftesat/ofertat tuaja per te bere biznes ne vendin tuaj te hiqt harta e Kosoves, ne nuk mund te konsiderojme asnje lloj bashkpunimi ekonomik.
Ne emer te Biznes Albania ftojme te tere operatroret ekonomik shteteror dhge privat te Republikes se Shqiperise qe injorojne ftesa te tilla te cilat me shume sesa vlere ekonomike , ato kane qellime politike ndaj kombit shqiptar. Kur nga harta qe shoqeron ftesen tuaaj do te hiqet territor I Kosoves, ne jemi te gatshem per bashkpunim ekonomik me Republiken e Shqiperise.
Ne mbyllje me lejoni t’ju shpreh sigurimet e konsiderates sime.’ – shkruan z.Bregasi.