Presidenti i Inter zëvendëson Milanin në Shoqatën Evropiane, konfirmohet Agnelli

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndryshime drastike në Shoqatën Evropiane të Klubeve.

Pas largimit të presidentit të Milanit, Ivan Gazidis, Shoqata Evropiane e Klubeve (ECA) e ka zëvendësuar me një tjetër president të klubeve milaneze, pikërisht atë të Interit, Steven Zhang.

Ndërkohë, drejtuesi i Ajax-it dhe ish-portieri i Juventusit, Edwin van der Sar është graduar si zëvendës-president i Shoqatës, duke qënë krah i djathtë i presidentit të Juventusit, Andrea Agnelli.

Agnelli është shefi i ECA që prej vitit 2017 dhe do të jetë president i Shoqatës edhe për katër vitet e ardhshme.

Zjarr Tv Ad