Presidenti i Iranit: Nuk dorëzohemi ndaj presionit amerikan edhe nëse bombardohemi

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani tha se Teherani nuk do të dorëzohet ndaj presionit të Shteteve të Bashkuara dhe nuk do të heq dorë nga qëllimet e tij edhe nëse do të bombardohet.

Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve Irna, citon presidentin Rouhani të ketë thënë se “ne duhet të rezistojmë edhe nëse armiku e bombardon vendin tonë“.

Ditë më parë, Shtetet e Bashkuara kanë dërguar një aeroplanmbajtëse në Lindjen e Mesme, për t’iu përgjigjur, siç është thënë, kërcënimeve nga Irani dhe për të penguar sulmet kundër interesave amerikanë në rajonin e Gjirit Persik.

Zyrtarët e lartë të administratës amerikane i thanë Kongresit se përgjigjja e Uashingtonit ndaj kërcënimeve të supozuara iraniane shmangu sulmet ndaj forcave amerikane.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo dhe sekretari i Mbrojtjes në detyrë, Patrick Shanahan, thanë se objektivi i tyre gjatë ditëve të fundit ka qenë të dekurajojnë Iranin.

Administrata Trump dyshon se Irani po punon fshehurazi në krijimin e bombës atomike.

SHBA-ja po ashtu e konsideron Iranin si financues të terrorizmit ndërkombëtar – akuza këto që hidhen poshtë nga Republika Islamike.

Tensionet midis dy vendeve janë rritur javëve të fundit, pasi SHBA-ja, pos që ka vënë një varg sanksionesh kundër Iranit, i ka kufizuar edhe vendet e tjera të blejnë naftë nga Irani./Rel

 

Zjarr Tv Ad