Presidenti i Këshillit Europian, viziton Tiranën

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, do të vizitojë ditën e sotme Tiranën. Sipas informacioneve të deritanishme Michel do të takohet me Edi Ramën, për të biseduar për integrimin europian të vendit dhe për konferencën e Donatorëve që do të zhvillohet në Bruksel gjatë muajit. Pas Tiranës, Charles Michel do të vizitojë dhe Shkupin. Si për Shqipërinë ashtu dhe Maqedoninë e Veriut kjo vizitë ka rëndësi pasi shtetet e BE-së pritet të marrin vendimin për hapjen ose jo të negociatave në samitin e  pranverës në Zagreb.

Kjo është vizita e dytë në Shqipëri e një drejtuesi të lartë të BE-së në pak ditë. Një javë më parë Tiranën e vizitoi dhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Zjarr Tv Ad