Presidenti i Microsoft në Shqipëri: Duhet pakt global për ruajtjen e privatësisë

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I ftuar nderi në konferencën e 41 të komisionerëve të mbrojtjes së të dhënave personale ka qenë Presidenti i Microsoft, Brad Smith.

Duke e cilësuar ruajtjen e privatësisë si një element me rëndësi të veçantë, Presidenti Smith është shprehur se duhet një pakt global dhe rregulla globale për privatësinë.

“Ruajtja e privatësisë, e një rëndësie të veçantë. Do të duhen patjetër ligje të reja dhe rregullore të reja për ruajtjen e privatësisë në 10-vjeçarin e ardhshëm. Këto rregulla do duhet të aplikohen nga kompanitë, që të sigurohemi që të dhënat përdoren në mënyrë të përgjegjshme. Do të na duhen edhe rregulla specifikë për teknologji të reja, siç është njohja e fytyrës. Na duhet një pakt global për privatësinë, si dhe rregulla globale”, ka deklaruar Presidenti i Microsoft.

Zjarr Tv Ad