Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Presidenti i Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski, nënshkroi sot dekretet e 21 ligjeve të cilat nuk u firmosën nga ish-presidenti George Ivanov.
Nga kabineti presidencial njoftojnë se mes të tjerash janë nënshkruar edhe dekretet e Ligjit për Agjencinë Operative Teknike, Ligji për Regjistrin Qendror për të shpërngulurit, për Mbështetjen financiare për investimet, Ligji për komunikime elektronike, Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor dhe Ligje të tjera të cilat për shkak se mbanin e emri e ri të shtetit u refuzuan nga ish-presidenti.
Në kumtesën e dërguar nga presidenca thuhet se “presidenti Pendarovski vlerëson që këto ligje dhe zbatimi i tyre janë në interes vital për qytetarët e vendit”.