Presidenti i SHBA-së Donald Trump nuk nguron të përdorë gjuhën e tij arrogante

0
917
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i SHBA-së Donald Trump nuk nguron të përdorë gjuhën e tij arrogante dhe fyese dhe për Madonën “këngëtaren armike të tij”

Në një intervistë për “Fox” Trump tha për Madonën se ishte “e shpifur”

“Sinqerisht është e shpifur. Ka dëmtuar kauzën”  tha Trump duke iu referuar pozicionit që Madona mbajti gjatë marshimit të grave një ditë pas përurimit të tij si president i SHBA-së

Mes 500 mijë protestuesve që marshuan drejt Shtëpisë së Bardhë kundër Donald Trump, e pranishme ishte dhe këngëtarja e famshme, Madonna, e cila mbajti një fjalim e këndoi një këngë përpara audiencës.

Gjatë fjalës së saj, 58 vjeçarja tha se ishte e zemëruar që “ e mira nuk i fitoi zgjedhjet”.

Ikona e muzikës gjithashtu tha para turmës në Ëashington: “Jam tmerrësisht e zemëruar dhe mendoj shpesh të hedh në erë Shtëpinë e Bardhë. Por kjo nuk do ndryshoj asgjë. Nuk mund të biem në dëshpërim”.

Pas fjalimit të saj, Madona i dedikoi një këngë banale e me fjalë fyese Presidentit Trump.//

Zjarr Tv Ad