Presidenti Ilir Meta, ka reaguar për tërmetin që goditi Turqinë pas mesditës së sotme, ku deri tani raportohet se ka shk*atërruar mbi 20 ndërtesa, dhe u ka marrë jetën 4 personave, por kjo e fundit ende e pakomfirmuar zyrtarisht.
Meta shkruan se Shqipëria dhe gjithë populli shqiptar, qëndron në këto momente të vështira, pranë pupujve miq të Turqisë dhe Greqisë, pasi dhe kjo e fundit është prekur nga tërmeti.
“Thellësisht i tro*nditur, nga tërmeti që goditi këtë mesditë ishullin grek të Samosit dhe preku r*ëndë edhe qytetin e Izmirit.
Lëkundjet e tërmetit u ndjenë në 4 shtete, më së shumti në Turqi e Greqi, por edhe në Bullgari deri edhe në Shqipëri.
Ky është një moment solidariteti njerëzor dhe reflektimi, për t’u qëndruar pranë familjeve të vik*timave dhe autoriteteve të Turqisë dhe Greqisë, për të përballuar dëmet e shkaktuara nga kjo fatkeqësi natyrore.
Unë dhe gjithë populli shqiptar, u qëndron pranë popujve miq Turk dhe Grek, me urimin për të përballuar këtë situatë të vështirë dhe lehtësuar dhimbjen familjeve, që kanë humbur të dashurit e tyre.
Shqipëria do t’u gjendet pranë vendeve mike, me të gjithë kapacitetet e mundshme të saj”, shkruan Meta.