Presidenti Ilir Meta ka zbuluar si është njohur me Monika Kryemadhin dhe mosmarrëveshjet brenda familjes…

0
197
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i vendit Ilir Meta, ka zbuluar si është është njohur me Monika Kryemadhin, si dhe marrëdhëniet brenda një familje, që është e përfshirë në politikë.

Pjesë nga intervista

 Fevziu: Kur e keni takuar për herë të parë Monika Kryemadhin?

 Meta: Atë ditë që shkova takova Musa Ulqinin.

 Fevziu: Pse u lidhët me të?

 Meta: Jam lidhur pas 2-3 vitesh. Ka qenë shumë interesante, sepse ajo ishte 16 vjeçe dhe mori përsipër të sillte më shumë njerëz nga të gjithë. Askush nuk e mori parasysh se kjo mund të ndodhte, por ndodhi që shkolla “Petro Nini” atë ditë la shkollën dhe erdhi në Pallat të Kongreseve.

 Fevziu: Është e lehtë që në një familje të dy të merren me politikë?

 Meta: E lehtë nuk është, por kjo ka ndodhur natyrshëm nuk është e sforcuar.

 Fevziu: Tani që ajo është drejtuese e LSI, keni mosmarrëveshje?

 Meta: Gjithmonë kemi patur mosmarrëveshje në pikëpamjen e bindjeve, sepse të dy jemi shenja e dashit.

 Fevziu: Kanë qenë të vështira këto vite me Monika Kryemadhin?

 Meta: Të lehta s’kanë qenë, por kanë qenë të mbushura me ngjarje.

 Fevziu: Ka ndodhur që s’ju pyet?

 Meta: Ka ndodhur, siç ishte djegia e mandateve kur unë isha në Gjermani.

 Fevziu: Vazhdoni të jeni kundër?

 Meta: Jam kundër lënies së fushës bosh.

Zjarr Tv Ad