Presidenti Ilir Meta: Kemi 20.4 % të infektuar më shumë se një javë më parë/ Duhet një plan…

0
85
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i vendit, Ilir Meta, mëngjesin e sotëm, ka publikuar të dhënat zyrtare të përpunuara nga “Zëri i Amerikës”, ku ka rezultuar se; numri i të infektuarve arriti në 4830, ose 20.4 përqind më shumë se një javë më parë.

Nëpërmjet një statusi në rrjetet Sociale, Presidenti Meta, ka bërë thirrje për një plan të qartë për të përballuar pandeminë, si dhe për një menaxhim efikas të situatës, përmirësimin e prekshëm të kushteve në spitale, rritjen e masave mbrojtëse për mjekët e infermierët dhe veçanërisht për vaksinimin e popullatës

“Sipas të dhënave zyrtare të përpunuara nga “Zëri i Amerikës”, numri i të prekurve nga pandemia arriti në 4830, ose 20.4 përqind më shumë se një javë më parë.

Ky është niveli më i lartë i shënuar, që pas javës së dytë të dhjetorit.

Nevojitet një plan i qartë, që duhet ta kishim prej kohësh, për menaxhimin efikas të situatës, përmirësimin e prekshëm të kushteve në spitale, rritjen e masave mbrojtëse për mjekët e infermierët dhe veçanërisht për vaksinimin e popullatës.

Shëndeti dhe jeta e shqiptarëve, duhet të jenë prioritet absolut”, kështu ka shkruan Presidenti Ilir Meta.

 

Zjarr Tv Ad