Presidenti Ilir Meta, kthen për rishqyrtim ligjin për taksat kombëtare…

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i vendit Ilir Meta, ditën e sotme, ka kthyer për rishqyrtim në Parlament ligjin “për taksat kombëtare” të ndryshuar.

Sipas Presidentit Meta, “ky ligj ka si qëllim përjashtimin nga taksa e rentës minerare për mineralet metalore që përpunohen në vend dhe eksportohen në formën e nënprodukteve minerare (ferrokromi, koncentratet e kromit dhe të bakrit), nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji deri në fund të vitit 2023, dhe aplikimin e normës së rentës minerare në masën 1/3, për vitin 2024 e në vijim”.

Ky ligj, bie në kundërshtim me parimet dhe dispozitat kushtetuese që mbrojnë sigurinë juridike, lirinë ekonomike, barazinë para ligjit, autonominë e pushtetit vendor, si dhe dëmton hapur, interesin publik dhe pasurinë kombëtare.

Ndër të tjera, Presidenti argumenton se; kësaj nisme i mungon transparenca që nga momenti që është propozuar, vlerësuar, analizuar kostot pozitive dhe negative në ekonomi, për këtë nënsektor dhe për nënsektorët e tjerë, deri te formalizimi i propozimit.

Zjarr Tv Ad