Presidenti Ilir Meta në 76-vjetorin e Çlirimit të Tiranës: Do ta çojmë amanetin deri në fund/ Një Shqipëri si Europa

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka marrë pjesë në përvjetorin e 76-të të Çlirimit të Tiranës nga nazistët gjerman. Presidenti theksoi se; duhet të punojmë bashkë  të jemi të bashkuar, në mënyrë që të bëjmë një Shqipëri demokratike dhe t’i japim fund largimit dhe shpopullimit të popullësisë. Gjithashtu Meta theksoi se; ky është një moment reflektimi dhe ndërgjegjësimi, që vendi ynë të bëhet si Europa, duke rikthyer shpresën tek njerëzit.

Është e rëndësishme që mbi të gjitha të punojmë për të çuar deri në fund amanetet e tyre për një Shqipëri demokratike, të lirë, për një Shqipëri që i jep fund largimit dhe shpopullimit nga ky vend.

Sot është një ditë reflektimi për të bërë shumë më tepër se deri tani që Shqipëria mos ta humbasë drejtimin evropian. Jemi në prag të lëvizjes së dhjetorit e cila solli një faqe të re në historinë e Shqipërisë.

Pas 30 vitesh ka ardhur koha për një angazhim tjetër, jo thjesht ta duam, por ta bëjmë Shqipërinë si Evropa.  Unë besoj se të gjithë bashkë do t’ia dalim për të rikthyer shpresën”, u shpreh Meta.

Ditën e sotme, janë zhvilluar homazhe për Çlirmin e Tiranës, tek “Ushtari i Panjohur”, ku mbajtën fjalën edhe zv.kryeministri Erion Braçe, Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, si dhe deputetë të tjerë. Por vlen të theksohet që; nuk munguan as thumbimet mes tyre dhe Presidentit, lidhur me dekoratat që ka dhënë për dëshmorët e rënë luftë.

Zjarr Tv Ad