Presidenti Ilir Meta në konferencë shtypi sot në orën 16:00

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenca ka njoftuar se kreu i shtetit Ilir Meta do të japë një konferencë shtypi në orën 16:00. Në njoftim thuhet: “Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta do të zhvillojë sot një konferencë për shtyp në ora 16:00, në ambientet e Institucionit të Kreut të Shtetit”, por nuk jep detaje se cila është tema e kësaj konference.

Kjo është konferenca e dytë e Metës, që pason atë të ditës së hënë, kur ai prezantoi publikisht, argumentet për shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Por, Dekretit për shtyrjen e zgjedhjeve, Kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste iu kundërpërgjigj me refuzim dhe rrëzimin e tij në KQZ si dhe me njoftimin se, që të enjten në Kuvend, do të nisnin procedurat për shkarkimin e Presidentit për “aktin e tij brutal”.

 

Zjarr Tv Ad