Presidenti Ilir Meta përplaset fizikisht me policinë, hyn me forcë në zyrat e FRD-së(VIDEO)

0
710
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Meta, është përplasur fizikisht me policët bashkiakë, të cilët kishin “uzurpuar” zyrat e FRD-së, të cilët nuk lejuan asnjë anëtar të kësaj force politike, të hynin në ambientet e tyre.

I vetmi që ka shkuar në mbrojtje, ka qenë Presidenti Ilir Meta, i cili gjatë kërkesës së tij për të hyrë në ambientet e partisë Fryma e Re Demokratike, ka hasur në rezistencën e policëve bashkiakë, ndërsa Presidenti është përplasur fizikisht me ta.

“Do ju çoj në burg me duart e mija, kështu e duan këta”, u ka thënë Meta punonjësve të Policisë Bashkiake, ndërsa është shfaqur shumë i irrituar.

Pasi ka lënë zyrat e FRPD-së, Meta është shprehur për gazetarët:

Kjo bëhet vetëm për të dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht çdo forcë opopzotare, duke keqpërdorur bashkinë bandë, është tepër irrituese dhe është paralajmërim për të gjithë qytetarët shqiptarë, për të vënë dorë mbi votën e barabartë. I bëj thirrje që të gjithë opozitës të zgjohet dhe të mos lejojë asnjë prekje të garës, se do të jetë vonë për të dhe jo për popullin shqiptar. Pata një telefonatë nga zoti Shehu, isha duke kaluar këtu rastësisht, ju e patë si u dhunua kryetari i partisë së Tiranës, në prezencë të presidentit. Ose zbatoni ligjet, ose do përfundoni si policët e Mubarakut. I them kryetarit të bashkisë që ju e dini mirë se çfarë keni bërë me firmë dhe pa firmë, se ai tjetri do nxjerri kartelën para 25 Prillit”.

 

Zjarr Tv Ad