Presidenti Ilir Meta tjetër shkresë KQZ-së

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vijon korrespondenca mes Presidentit dhe KQZ

Presidenti Ilir Meta i dërgon një tjetë shkresë KQZ-së ku i kërkon informacione shtesë mbi numrin e mandateve në Kuvend.

Kjo kthim përgjigje që KQZ kishte bërë duke e informuar lidhur me numrin e mandateve dhe emrat e deputeteve që ndodheshin aktualisht në kuvend.

Në shkresën që mban datën 20 qershor presidenti i kërkon KQZ-së praktikën shkresore të administruar në KQZ për njoftimin e krijimit të vakancës në Kuvendin e Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të çdo deputeti të Kuvendit të Shqipërisë ku përfshihet dhe kopja e njoftimit të Kuvendit  dhe kopja e dorëheqjes së deputetit nga mandati.

Gjithashtu i kërkohen dhe kopje të vendimeve të KQZ për  dhënien e mandatit të kandidatit të radhës në listën shumëemërore për çdo vakancë të parakohshme të krijuar dhe të zëvendësuar deri tani në Kuvend.

Ky informacion kërkohet për të gjitha rastet e plotësimit të vakancave të parakohshme të krijuara në Kuvendin e Shqipërisë.

 

Zjarr Tv Ad