Presidenti Ilir Meta vendos që t’i kërkojë opinion Venecias për Kodin Zgjedhor:”Të shmangim një krizë të mundshme”

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta, ka vendosur që t’i kërkojë opinion urgjent Komisionit të Venecias, për ndryshimin e njëanshëm të Kodit Zgjedhor nga ana e mazhorancës.

Në një deklaratë për mediat, Meta ka renditur pyetjet që i ka shtruar Komisit të Venecias, ku sipas tij qëllimi është shmangia e një krize të mundshme zgjedhore.

Meta: I kam kërkuar opinion urgjent Komisionit të Venecias, për ndryshimin e njëanshëm të Kodit Zgjedhor nga ana e mazhoranës. 

Presidenti e ktheu ligjin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor për të shmangur një krizë të mundshme politike. Unë kam demostruar përgjegjësinë e presidentit për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në vend.

Unë shpresoj që të ketë një reflektim, dhe presidenti në çdo rast ka shumë zgjidhje, që do të kërkojnë mbështetjen dhe bashkimin e popullit shqiptar, që do të synojnë të ardhmen europiane të vendit.

Për të ndihmuar dhe garantuar zgjedhje të lira e të ndershme, me standarde të OSBE, të një vendi anëtar të këshillit të europës, që ka disa kushte për negociata dhe që është fqinj me Maqedoninë e Veriut që ka treguar se si mund të organizohen zgjedhje model.

Si do sillet maxhoranca kjo mbetet për t’u parë. Nuk kam asnjë arsye përse të mos shpresoj në një reflektim të tyre. Më vjen keq që nuk kanë lexuar 80 faqet e argumenteve, po kanë reaguar menjëherë. Secili mban përgjegjësi për aktet dhe vendimet e tij. Aktet e presidentit kanë qenë e do jenë transpararente dhe në interes të popullit shqiptar.

Gjatë ditës së sotme kreu i qeverisë Edi Rama, kur u pyet nga gazetarët, nëse do të reflektonte lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, u shpreh se i fundit që mund ti kërkonte llogari presidentit ishte Ilir Meta.

Zjarr Tv Ad