Presidenti italian alkrediton Ambasadoren e re të Kosovës

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Republikës Italiane Sergio Mattarella ka marrë sot në dorëzim letrat kredenciale të kryediplomates së re të Kosovës në Itali, duke akredituar Lendita Haxhitasim si Ambasadore të Jashtëzakonshme dhe fuqiplotë e Republikës së Kosovës.

Ajo ka zëvendësuar në këtë detyrë paraardhësen e saj Alma Lama, e cila u shkarkua me dekret të Presidentit Hashim Thaçi. Ceremonia u zhvillua ditën e sotëm në pallatin presidencial “Quirinale” ku mori pjesë dhe zëvendësministri i Jashtëm i Italisë si dhe stafi diplomatik i Ambasadës së Kosovës.

Presidenti Mattarella i uroi Ambasadores së re të Kosovës mirëseardhjen në Romë e mbarësi në këtë mision të ri diplomatik.

Zjarr Tv Ad