Këshilltari i Presidentit, Bledar Dervishaj thotë se Presidenti Ilir Meta do t’i drejtohet prokurorisë, për çështjen e manipulimit të provave nga ana e Kuvendit të Shqipërisë.
Në fjalën e tij pas përfundimit të seancës në Gjykatë Kushtetuese për shkarkimin e Ilir Metës, Dervishaj u shpreh se kur provat manipulohen nga Kuvendi, imagjinoni se çfarë mund të ndodhë me institucionet e tjera.
“Sot u mbyll seanca e iniciuar në mënyre të padrejtë nga Kuvendi. Për fat të keq u provua dhe sot se Kuvendi në përmbushje të qëllimeve politike, depozitoi prova të manipuluar vetëm që të rrëzoheshin pretendimet e kreut të shtetit.
Kur kjo ndodh nga Kuvendi i Shqipërisë, imagjino çfarë mund të mendojmë ne si qytetarë se çfarë ndodh në organe të tjera. Presidenti ka vendosur ti drejtohet Prokurorisë lidhur me këtë çështje.
Ashtu sikundër Është në të drejtën e Kuvendit që të fillojë një procedure hetimore parlamentare për këtë fakt që ne evidentuam. Edhe e drejta e gjykatës të marrë një vendim por që të jetë i bazuar në kushtetutë dhe ligj.”, tha Derivshaj.