Presidenti kolumbian e krahason Nicolas Maduron me Sllobodan Miloseviqin

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Kolumbisë e ka krahasuar Nicolas Maduron me kriminelin e luftës Sllobodan Milosheviq ndërsa ai shkon në një ofensivë diplomatike ndaj socialistit të Venezuelës, duke paralajmëruar se ai do të bënte një gabim “prej budallai” nëse do të sulmonte fqinjin e tij të mbështetur nga SHBA.

Sipas mediave të huaja, Ivan Duque i bëri komentet në një intervistë të shtunën me The Associated Press përpara se të udhëtonte në New York, ku pritet të dënojë Maduron para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara si një autokrat abuziv.

Hummus shumë i pasuruar me vitamina dhe minerale, rrit imunitetin

E SPONSORUARLEXO MË SHUMË

Duque beson se Maduro nuk është vetëm përgjegjës për katastrofën humanitare të vendit, por është gjithashtu një kërcënim për stabilitetin rajonal për strehimin e supozuar të rebelëve kolumbianë.

“Brutaliteti i Nicolas Maduro është i krahasueshëm me të Sllobodan Milosheviqit”, citohet të ketë thënë Duque, i cili i ka bërë thirrje Gjykatës Penale Ndërkombëtare të hetojë Maduron për abuzime të të drejtave të njeriut.

“Duhet të marrë fund”, ka shtuar ai.

Ndërsa Duque refuzoi të përjashtonte një sulm ushtarak kundër “rebelëve Marksistë” për të cilët ai pretendon se fshihen përtej kufirit, ai tha se çdo agresion nga forcat e armatosura të Venezuelës menjëherë do të shkaktonte një reagim rajonal që mund të përfshijë sanksione shtesë dhe veprime diplomatike.

“Nëse ata konsiderojnë të bëjnë ndonjë marrëzi të tillë, ata e dinë se cilat do të jenë pasojat”, tha Duque.

Në Kombet e Bashkuara, udhëheqësi i ri kolumbian pritet të akuzojë Maduron për mos respektimin e një rezolute të Këshillit të Sigurimit të miratuar pas 11 shtatorit 2001, duke ofruar rebelëve statusin e refugjatit, gjë të cilën presidenti i Venezuelës ka mohuar në mënyrë të përsëritur.

Zjarr Tv Ad