Presidenti i vendit Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme ndryshimin e emërtimit të të njësisë së qeverisjes vendore nga “Bashkia Ura Vajgurore” në “Bashkia Dimal”. Në njoftimin e Presidencës bëhet me dije se ky ndryshim rikthen një emërtim të lashtë të zonës dhe vjen në përputhje me interesat socio-ekonomik dhe traditat e zonës.
Njoftim i Instituçionit të Presidentit të Republikës:
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, ka dekretuar sot me shpallje ligjin nr. 34/2021 “Për ndryshimin e emërtimit të njësisë së qeverisjes vendore nga “Bashkia Ura Vajgurore” në “Bashkia Dimal””.
Ndryshimi i emërtimit të njësisë së qeverisjes vendore, “Bashkia Ura Vajgurore” në “Bashkia Dimal”, një emërtim i lashtë që i sjell identitet zonës, është një hap që vjen në përputhje me interesat ekonomikë e soçialë, traditën, kulturën, lidhjet tradiçionale dhe vlerat e tjera vendore, të kësaj bashkie.
Ky ligj materializon vullnetin e popullsisë së zonës, pas një proçesi të gjerë konsultimi me banorët e kësaj bashkie.