Presidenti Meta: Do jap dorëheqjen nëse Edi Rama fiton 71 mandate, kaloj në opozitë…

0
76
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i vendit Ilir Meta, ka bërë një deklaratë të fortë ku shprehet se; nëse Partia Socialiste merr 71 mandate më 25 prill, do të japë dorëheqjen.

Gjithashtu, Meta tha se dorëheqjen do e jepte, nëse PS votohet nga populli shqiptar, por jo nëse mandatet merren nëpërmjet manipulimit të zgjedhjeve. Presidenti shtoi se; pasi të jepte dorëheqjen, do të kalonte në frontin opozitar.

Në këtë tokë Zot është populli i Shqipërisë, pikë! Mori Edi Rama 71 mandate? Unë më 26 prill do të jap dorëheqjen, kaq do ta bëj, siç bëri Ramiz Alia. Nëse ai merr 71 mandate, pa prekur votën e popullit, unë do të jap dorëheqjen dhe unë do të kaloj në opozitë, sepse unë respektoj demokracinë. Ama nëse preket një votë e lirë e shqiptarëve, këtu historia mbaron. Nuk më intereson fare, unë besoj te vota e lirë dhe demokracia. Kam qenë student i dhjetorit dhe kam dalë në një protestë e rrezik të madh, nuk e dinim cfarë do të ndodhte me mua e të tjerë. Mendonim ku do na cojnë, në Spac e diku tjetër, kur na futën në furgon. Ramiz Alia ishte një njeri që i thirri mendjes dhe nuk e pati mbylljen aq të keqe. Dy gjëra janë degraduar, që jemi kaq mbrapa ne, jemi këtu sepse nuk kemi treguar respektin tonë ndaj vetes dhe votës sonë, e kemi dorëzuar apo treguar, e dyta se kemi toleruar prekjen e Kushtetutës dhe kjo ka sjellë këtë situatë, që të kapet shteti”, kështu është  shprehur Presidenti për “News24”.

Zjarr Tv Ad