Presidenti Meta i përgjigjet sërish Gazment Bardhit: Ja pse data 6 mars favorizon opozitën dhe jo mazhorancën

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka theksuar ditën e sotme se data 6 mars favorizon në zgjedhjet e pjesshme lokale vetëm opozitën dhe kurrsesi mazhorancën.

Kjo ishte një tjetër replikë në distancë mes Metës dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhit, i cili e akuzon Metën se ka favorizuar mazhorancën duke zgjedhur si datë të zgjedhjeve të pjesshme 6 marsin.

Meta shpjegon në një postim në Facebook se dy opsione ishin, ose data 27 shkurt, ose data 6 mars, por po të zgjidhte shkurtin, atëherë do ta akuzonin se ka favorizuar PS-në, prandaj zgjodhi marsin që t’i jepte mundësi opozitës të përgatitej më mirë.

Rikujtojmë se prej disa muajsh tashmë, Meta dhe Basha janë në konflikt në distancë, duke qenë se Basha e ka cilësuar Metën si një nga brinjët e “Trekëndëshit të Bermudës”, së bashku me Berishën dhe Ramën, që sipas tij mbajnë peng të ardhmen e Shqipërisë.

Postimi

STOP GËNJESHTRAVE të deputetëve Basha-Bardhi për PRESIDENTIN E REPUBLIKËS!

ÇMONTIMI I GËNJESHTRËS SË DYTË!

Lidhur me gënjeshtrat e tjera të deputetit Bardhi, se gjasme, “Dekretimi i beftë i zgjedhjeve nga Presidenti ka patur një qëllim, për të vënë në vështirësi PD”, apo “lidhur me mungesën e konsultimit me forcat politike për caktimin e datës 6 mars 2022 për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme vendore në 6 Bashki”, bëjmë me dije kujtdo që ka interes, se:

Deputeti Bardhi, e di se, Presidenti i Republikës funksionon sipas Kushtetutës dhe Ligjeve të shtetit në fuqi.

Presidenti i Republikës, nuk mund të dekretojë, apo të mos dekretojë datë zgjedhjesh sipas kapriçove dhe oreksit të forcave politike.

Se kur ato zhvillohen e dikton Kushtetuta dhe Ligji.

Deputeti Bardhi, e di që sipas Kodit Zgjedhor, Ligjit për Vetqeverisjen Vendore, Presidenti i Republikës, dekreton datën e zgjedhjeve të pjesshme vendore vetëm pasi ai njoftohet zyrtarisht nga organet e njohura nga ligji për vakancat e krijuara.

Sipas ligjit këto institucione që kanë për detyrë të njoftojnë Presidentin e Republikës janë; Këshilli i Ministrave dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Presidenti i Republikës, është njoftuar për herë të parë nga këto dy organe (KM dhe KQZ) vetëm në datat 17-18 janar janar 2022, dhe kjo vetëm pasi Presidenti i kërkoi këtyre informacion zyrtar.

E sqarojmë deputetin Bardhi që për zgjedhjet e pjesshme, afati minimal dhe maksimal, brenda të cilave zhvillohen zgjedhjet sipas Kodit Zgjedhor është nga 30-45 ditë, duke nisur nga momenti i njoftimit të vakancës.

I gjithë procesi i njoftimit të Presidentit të Republikës nga Këshilli i Ministrave, KQZ dhe Gjykata Kushtetuese, për vakancat e parakohshme të krijuara në këto 6 Bashki ka përfunduar në datën 20 janar 2022.

Presidenti i Republikës, i konsultuar me KQZ dhe me kërkesë të kësaj të fundit midis dy datave më të mundshme 27 shkurt dhe 6 mars 2022 dekretoi afatin maksimal 45 ditor, pra datën 6 mars 2022 si datën më të përshtatshme të mbajtjes së zgjedhjeve të pjesshme për këto 6 Bashki, pa kryetar.

Kjo pikërisht që, KQZ që ka përgjegjësinë e organizimit të tyre dhe gjithë forcat politike të kenë mundësi të realizojnë një proces dhe fushatë zgjedhore sa më të mirë dhe të përshtatshme.

Presidenti nuk u konsultua me asnjë forcë politike, por realizoi një takim me përfaqësues të shumicës në Kuvendin e Shqipërisë, për të përmbushur detyrimet kushtetuese, lidhur me datën e kërkuar nga KQZ dhe përgjegjësitë që ka Kuvendi në këtë proces.

Zoti Bardhi, duhet ta kuptojë që realizimi i zgjedhjeve në afatin maksimal 45-ditor, pra në datën 6 mars 2022, lehtëson punën e KQZ-së dhe ndihmon më së shumti forcat opozitare garuese, duke i dhënë afatin maksimal të njohur nga ligji.

Nëse Presidenti, do të kishte zgjedhur afatin minimal 30-ditor, për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme, që përkonte me datën 20 shkurt 2022, atëherë kjo do të ishte në shërbim të Partisë në pushtet. Presidenti favorizoi forcat opozitare dhe jo partinë në pushtet z.Bardhi!

Zjarr Tv Ad