Presidenti Meta kallëzon te Krimet e Rënda Ardian Dvoranin. Ja akuzat

0
9

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka vendosur të kallëzojë penalisht tek Prokuroria e Krimeve te Renda, kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranin.

Sipas Presidentit Ilir Meta, Dvorani akuzohet për dy vepra penale.

‘Kallëzim penal si president i Republikës kundër Ardian Dvorani, me detyrë si kryetar i KED.

Unë presidenti i Republikës akuzoj Dvoranin për këto vepra penale, ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘përvetësim titulli apo detyre shtetërore’. Baza ligjore, Kushtetuta e Shqipërisë dhe Kodi Penal’, deklaroi presidenti Ilir Meta.