Presidenti Meta mesazh të drejtpërdrejt: Politika e mirë, mision i papërmbushur

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta nga Konferenca me temë “Politika e Mirë në Shërbim të Paqes” i ka dhënë mesazhe të drejtpërdrejta politikës shqiptare se misioni i saj kryesor nuk është përmbushur ende.

Gjatë një aktiviteti në kuadër të ditës botërore të paqes, Meta tha se politika e mirë është ende një mision i papërmbushur, çka do të nxiste të rinjtë të qëndronin në Shqipëri dhe të mos kërkonin një të ardhme jashtë vendit, kryesisht në BE.

“Politika duhet të jetë në shërbim të qytetarëve, t’i shpërbejnë mirësisë dhe duke u kthyer nga shërbëtorë në zotër. Të ketë përpjekje të mirëqeverisjes dhe luftës kundër pabarazisë dhe forcimit të shtetit të së drejtës. Një politikë e mirë do të nxiste të rinjtë të qëndronin në vend që do realizonin ëndrra në vendin e tyre, do u lehtësonte arsimimit. Politika e mirë është mision i papërmbushur ende, duhet të përpiqemi më shumë e të kemi detyrim moral njerëzor e kombëtar. Mbështes mesazhin për rëndësinë e dialogut në interes të jo vetëm qeverisë dhe opozitës, por edhe më shumë kudo në shoqëri. Vetëm kështu do ketë më shumë paqe për të gjithë”, u shpreh Meta.

Zjarr Tv Ad