Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka njoftuar një konferencë të jashtëzakonshme.
Konferenca është njoftuar për në orën 11:30.
Dy ditë më parë përmes një postimi në facebook kreu i shtetit shprehu shqetësimin se qeveria po e kthen vendin në një shtet policor, duke zaptuar edhe Gjykatën Kushtetuese, pas ndryshimeve të bëra për procedure e betimit të gjyqtarëve.
Me miratimin në pabesi të plotë të ligjit anti-kushtetues të KRYEKÇK-së një ditë para mbërritjes në Tiranë të Komisionit të Venecias, të thirrur nga vetë Kuvendi një-partiak, nuk kanë më vlerë as thirrjet “Ndiq paratë” se tashmë paratë, pronat, çdo pasuri dhe të drejtat e shqiptarëve do përqëndrohen në një grusht të vetëm, falë grushtit të shtetit që finalizohet me shndërrimin e Gjykatës Kushtetuese në Polici kushtetuese të shtetit të PPP.
Ndryshimet e ligjit për policinë e shtetit, sipas Metës, nuk kanë si synim përafrimin me legjislacionin e BE. Për këtë arsye Ilir Meta ngriti alarmin se Edi Rama me Policinë dhe Propagandën po detyron shqiptarët të ikin nga vendi.
“Në shtetin e PPP (Polici Parti e Propagandë) ekziston vetëm grushti i shtetit dhe shpopullimi i vendit. Në shtetin e PPP nuk ekzistojnë as direktivat e BE, as Marrëveshja e Stabilizim Asocimit, as Konventat Ndërkombëtare, se kriteret e Kopenhagenit nuk i kujton më njeri që kur u mbyll Ambasada daneze këtu.”