Presidenti Meta për Bashën: Në vend që të reflektonte, shmangu zbatimin e rregullave të PD-së! Vendi ka nevojë për opozitë të vërtetë

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta ka sulmuar kryedemokratin Lulzim Basha, duke e konsideruar si të papranueshëm faktin që ai nuk ka reflektuar nga veprimet e rënda që ka marrë në 6=7 vitet e fundit.

Ai tha se Basha ka bërë gjithçka për t’iu shmangur votimit demokratik dhe zbatimit të rregullave të partisë së tij. Sipas tij, opozita është në pozicionin e saj të ridimensionimit dhe vendi ka nevojë për opozitë të vërtetë.

“Për fat të keq tani kemi edhe një problem brenda partisë Demokratike por unë besoj se do të kapërcehet me kohën. Është e papranueshme që ai kryetar, ai lider që ka marrë këto veprime të rënda në këto 6 apo 7 vite, në vend që të reflektonte dhe të merrte përgjegjësi, ka bërë gjithçka për të qëndruar me kokëfortësi për t’iu shmangur votimit demokratik dhe zbatimit të rregullave të partisë së tij. Kjo nuk është pozitive por unë mendoj që opozita është në pozicionin e saj të ridimensionimit dhe vendi ka nevojë për opozitë të vërtetë”, u shpreh Meta në një intervistë për televizionin shtetëror në Mal të Zi.

Zjarr Tv Ad