Presidenti Meta përplaset hapur dhe publikisht me ambasadoren Yuri Kim…

0
77
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Republikës Ilir Meta, është përplasur fort me ambasadoren e SHBA-ve Yuri Kim. Mbrëmjen e djeshme, Meta ishte në studion e Syri Tv, kur në një moment ka ndërprerë bisedën me gazetarët në studio dhe ka nisur të shkruajë një SMS në celular. Gazetarët e kanë pyetur me kë po bisedonte dhe Meta tha se ishte ambasadorja Yuri Kim.

“Tani live sapo më shkruajti Ambasadorja Yuri Kim për të mos përmendur me sfurqet. I them Ambasadores amerikane live që të mos marrë më në mbrojtje Edi Ramën” – tha Meta me tone të larta. Pak minuta më pas ambasadorja amerikane ka publikuar një koment në Tëitter.

“Është e papranueshme për këdo që qytetarët do të marrin “sfurqet” në 25 prill ose nëse nuk u pëlqen rezultati i zgjedhjeve. Këto meritojnë dënim. Ata që nxisin do të mbajnë përgjegjësi për rezultatet e fjalëve dhe veprimeve të tyre. Ndal” – shkroi Kim.

Kaq ka mjaftuar që Meta të lëshojë një sërë akuzash ndaj ambasadores LIVE.

“Meqë më dergoi live sms i them Ambasadores Amerikane mos e mbeshtetë më Edi Ramën. Meqë jam transparent po ju them edhe një fakt që Ambasadorja Amerikane më ka kërkuar mua si President, një ditë para mbledhjes së KED-së të pranoj unë Adrian Dvorani. Këtë ajo e kërkoi jo në emër të Amerikës, po në emër të Edi Ramës.

E perqafoj ambasadoren amerikane dhe i them boll ndërhyre në punët e brendshme të Shqipërisë në këtë mënyrë të njëanshme. Ajo më ka marrë në telefon dhe më ka kërkuar të mos e publikoj një letër për Dvoranin dhe që ta emëronin atë sërish në KED dhe më tha që “dimë disa gjëra për ty”. Unë kam dalë menjëherë dhe e kam nxjerrë letrën dhe i kam thënë asaj që të nxjerrë çfarë ka për mua. Ia kam thënë qartë. Zonjë je këtu për marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Amerikës dhe jo të Serbisë me Amerikën. Mos vazhdo të mbështesës Edi Ramën.” – tha Meta me tone të larta.

Zjarr Tv Ad