Presidenti Meta përshëndet zyrtarizimin e ftesës për Suedinë dhe Finlandën në NATO

0
87
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta përshëndet zyrtarizimin e ftesës për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO. Tashmë, janë parlamentet e 30 vendeve anëtare të aleancës që duhet të miratojnë protokollet e pranimit dhe më pas dy vendet nordike i bashkohen NATO-s.

“Vendeve mike, Suedisë e Finlandës, u urojmë mirëseardhjen në Aleancën që mbron sovranitetin, lirinë dhe demokracinë nga çdokush që synon t’i minojë ato”, shkruan ndër të tjera Meta. Kreu i shtetit shqiptar se vendimet e Samitit të Madridit e bëjnë aleancën më të bashkuar.

“Vendimet e sotme historike të samitit të NATO në Madrid, e bënë Aleancën tonë më të bashkuar, më të vendosur, dhe të gatshme për t’iu kundërpërgjigjur rreziqeve më të mëdha e të drejtpërdrejta që na kanosen!

Vendeve mike, Suedisë e Finlandës, u urojmë mirëseardhjen në Aleancën që mbron sovranitetin, lirinë dhe demokracinë nga çdokush që synon t’i minojë ato. Ne jemi NATO! Sëbashku qëndrojmë më të fortë”, shkruan presidenti Meta.

Zjarr Tv Ad