Presidenti Meta pret në takim ambasadorin çek: Zhbllokimi i ngërçit mes RMV dhe Bullgarisë me rëndësi për hapjen e negociatave me Shqipërinë

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta është takuar ditën e sotme me ambasadorin e republikës çeke në vendin tonë Karel Urban me rastin e fillimit të Presidencës Çeke të Bashkimit Europian.

Meta shprehet se Urban ka paraqitur përparësitë e vendit të tij në drejtimin e BE të kushtëzuara në një pjesë të madhe edhe nga gjendja e krijuar pas agresionit rus në Ukrainë.

Ai thotë se ka theksuar rëndësinë e zhbllokimit të ngërçit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë duke i hapur rrugë edhe negociatave me Shqipërinë.

“Ishte një kënaqësi e veçantë të prisja në takim Ambasadorin e Republikës Çeke, Karel Urban me rastin e fillimit të Presidencës Çeke të Bashkimit Europian.

Më paraqiti përparësitë e vendit të tij në drejtimin e BE, të kushtëzuara në një pjesë të madhe edhe nga gjendja e krijuar pas agresionit rus në Ukrainë.

Urova për sukses të plotë Presidencës Çeke të BE dhe theksova rëndësinë e zhbllokimit të ngërçit midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, për fillimin e procesit të hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si një akt i qartë dhe i vendosur për perspektivën e anëtarësimit të plotë të dy vendeve në familjen europiane, por edhe për forcimin e bashkëpunimit të vendeve të rajonit drejt perspektivës së përbashkët të anëtarësimit në BE”, shkruan presidenti Meta

Zjarr Tv Ad