Presidenti Meta pret në zyrë Ministrin Niko Peleshi dhe Shefin e Forcave të Armatosura, ja për çfarë u diskutua

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta ka pritur ditën e sotme në një takim Ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshin dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Major Bajram Begaj.

Takimi u bë për të diksutuar mbi situatën në Ukrainë, ku Meta dhe Peleshi ndanë shqetësimin e përbashkët për kërcënimin e një agresioni të mundshëm rus.

Meta thotë se nënvizoi rëndësinë e koordinimit sa më të efektshëm me Aleancën, si dhe marrjen e masave për vijimin e reformave në funksion të forcimit të mëtejshëm të kapaciteteve tona mbrojtëse.

“Prita sot në një takim Ministrin e Mbrojtjes, z.Niko Peleshi dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Major Bajram Begaj.

Ndamë shqetësimin e përbashkët me të gjithë partnerët tanë të NATO-s për kërcënimin e një agresioni të mundshëm rus ndaj Ukrainës, që do të ishte një shkelje flagrante e të drejtës ndërkombëtare.

Nënvizova rëndësinë e koordinimit sa më të efektshëm me Aleancën, si dhe marrjen e masave për vijimin e reformave në funksion të forcimit të mëtejshëm të kapaciteteve tona mbrojtëse.

Në këtë kontekst, u vlerësua edhe plotësimi dhe fuqizimi i gjithë zinxhirit komandues në Forcat e Armatosura, në përputhje me sitemin gradë-funksion”, shkruan Meta.

Zjarr Tv Ad