Presidenti Meta sërish sot në deklaratë për mediat

0
327
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Republikës, Ilir Meta do të ketë sërish sot një deklaratë për mediat, për të dhënë prova të reja për ata që ai e quan grusht shteti nga ana e mazhorancës.

Deklarata nga selia e Presidencës, prite të jetë rreth orës 13:00.

Sot në një postim në Facebook, Ilir Meta tha se 2 marsi do të jetë paralajmërimi i fundit për Rilindjen.

Një ditë më parë, Kreu i Shtetit tha se çdo ditë do të japë lajme të reja për grushtin e shtetit. Ndërsa bëri thirrje që në datën 2 mars të gjithë qytetarët të grumbullohen në Bulevardin Dëshmorët e Kombit për të firmosur dekretin e parë të çmontimit të grushtit të shtetit.

Zjarr Tv Ad